Akuzuan Jorgjin, Kukësi ka kundër edhe tifozët e vet

Kukësi e nisi kampionatin me barazim. Kundër Laçit e pa veten në avantazh, por Uillian Kordelos iu përgjigj Regi Lushkja. Në fund ekipet ndanë nga një pikë. Zhgënjim te verilindorët, që kërkojnë titullin kampion dhe kanë bërë përforcime të shumta gjatë verës.

Pas ndeshjes Kukësi u ankua për arbitrin Enea Jorgji. E akuzojnë si tendencioz dhe i lënë faturën e barazimit me Laçin, jo të plotë. Do analizohet puna e ekipit dhe e stafit gjithashtu. Por tifozët nuk ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me gjykimin e Jorgjit.

Disa kujtojnë edhe ndeshjen Kukësi-Skënderbeu që vendosi titullin kampion. Të tjerë kritikojnë ekipin dhe kërkojnë që defektet të gjenden aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *