Akuzojnë se favorizohet Juventusi, Lazio del kundër rregullit me 5 zëvendësime për ndeshje

Ligat më të rëndësishme të futbollit europian po përgatiten për rikthimin në fushën e lojës, megjithëse në një situatë të jashtëzakonshme, ashtu siç edhe futbolli në këtë kohë do të jetë. Ndeshjet nuk do të jenë më si më po arë, teksa ndryshime do të ndodhin, duke nisur nga stadiumet e boshatisura e deri te shtimi i numrit të zëvendësimeve për një takim. FIFA e ka aprovuar këtë ide, ndërsa Serie A është gati ta pranojë një ndryshim të tillë të përkohshëm.

Por edhe pse e gjitha po bëhet për t’i ardhur në ndihmë klubeve dhe lojtarëve që të shmangin lodhjen dhe dëmtimet, ka nga ato ekipe që kanë dalë kundra. Sipas asaj që raporton “La Stampa” në Itali, Lazio nuk dëshiron të vendoset rregulli i 5 zëvendësimeve. Arsyeja është… Juventusi. Bardhekaltrit mendojnë se ky vendim favorizon “zonjën e vjetër”, pasi kanë më shumë lojtarë cilësor në skuadë dhe një rregull i tillë i ndihmon edhe më tepër. Rivaliteti mes Lazios dhe Juventusit këtë sezon ka qenë i madh dhe me sa duket ekipi i Lotitos do të bëjë çmos që në fund ta mbyllin në vendin e parë e të lënë pas bardhezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *