Akuzat për përdhunim, jepet vendimi për Ronaldon

0

Katrin Majorga pak muaj më parë u bë e famshme për një denoncim kundrejt Kristiano Ronaldos. Ish-modelja e akuzoi yllin e Juventusit në gjykatën shtetërore të Nevadas në Las Vegas. 34-vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga Ronaldo në vitin 2009.

Sipas medieve vendase, një përfaqësues i Majorgës ka tërhequr denoncimin. Në deklaratë shkruhet edhe se nuk ka asnjë marrëveshje mes Ronaldos dhe Majorgës, megjithatë ngrihen dyshime.

Kështu 34-vjeçari shpëton nga një barrë e madhe veten dhe Juventusin. Në Itali konsiderohej edhe anullimi i turit veror që kampionët e Italisë kanë të planifikuar për të zhvilluar në Amerikë. Kjo do të ndodhte në mënyrë që portugezi të mos arrestohej nga autoritetet përtej Atlantikut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.