Akuzat e Jovanoviç, Skënder Gega reagon: Nuk pranoj leksione… dashurie!

0

Marko Jovanoviç ka shpërthyer në akuza kundër Skënder Gegës, trajnerit të Partizanit. Serbi, që më parë ka bashkëpunuar edhe me Luftëtarin e Kukësin, është shprehur se me Gegën në stol të kuqtë nuk do të fitojnë kurrë titullin, ndërkohë që më tej ka akuzuar edhe për gjëra të tjera, madje edhe për racizëm (Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të Jovanoviç).

Gega ka devijuar, por një reagim e ka bërë përmes RTSH Sport, që në një kronikë sjell fjalët e thënë nga trajneri i Partizanit në një lidhje telefonike me të. “Sport Ekspres” ju sjell një pjesë të kronikës së transmetuar nga kolegët tanë në RTSH.

“RTSH Sport ka kontaktuar me trajnerin e Partizanit, por përgjigja e tij për këtë rrëmujë të zhurmshme ka qenë mjaft e ftohtë. Sipas tij, është klubi që ka reaguar, ndërsa ai vetë do të prononcohet zyrtarisht gjatë konferencës së shtypit të së premtes, gjithmonë nëse do të ketë interes për këtë çështje. ‘Unë mund të them vetëm një gjë, te Partizani kam që në moshën 18 vjeç dhe për mua nuk është thjesht një klub, por familje. Kështu që nuk mund të pranoj leksione dashurie nga askush, aq më shumë nga të huajt. Mund të them vetëm që persekutimet nacionaliste nuk përpara gjejnë terren në Shqipëri, kjo për çdo të huaj, duke përfshirë aq më shumë serbët. Kam dëshirë t’iu bëj me dije vetëm se gjendja e skuadrës është e shëndetshme, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, dhe t’iu garantoj që shumë shpejt do të shihni Partizanin e vërtetë’. Kaq ishte komunikimi dhe më pas ra linja…”, thuhet në pjesën më të rëndësishme të kronikës së përgatitur në RTSH Sport.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.