Akuza të forta, edhe Atalanta e Berishës kundër gjyqtarëve!

Trajneri i Atalantës ka ngritur hije dyshimi mbi sistemin VAR dhe caktimin e gjyqtarëve në regjinë e VAR

Nuk është vetëm Napoli që akuzon gjyqtarët. Këtë herë e ka bërë dhe Atalanta. Madje, klubi i Etrit Berishës, i cili ndodhet në garë me Milanin dhe Fiorentinën, për një vend në Ligën e Evropës ka folur me emra konkretë. Ka qenë trajneri i Atalantës, Gasperini, i cili ka përmendur emrin e gjyqtarit Paireto, që sipas tij e ka kërcënuar. “Gjatë ndeshjes kundër Xhenoas, Paireto më ka kërcënuar, duke më thënë se do të takoheshim në Romë në përballjen kundër Lacios. Nuk e kuptoj se mund ta dinte ai që në Romë do të ishte në regjinë e VAR!” Dhe trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini ka vendosur të hapë gojën me një akuzë të rëndë, pikërisht përpara ndeshjes kundër Milanit që mund të vlejë sa një sezon. Në këtë takim ai do të jetë i pezulluar, por fjalët ëe tij kanë shkaktuar shumë zhurmë në Itali.

Atalanta korrekte – “Ne jemi ndër skuadrat më korrekte në Serinë A, një nga skuadrat që jemi ndëshkuar më pak me kartonë. Nga 56 kartonë të verdhë vetëm dy janë për protesta. Kjo është një dëshmi e korrektesës sonë. Për mua ka shumë rëndësi që lojtarët e mi edhe kur të protestojnë ndaj gjyqtarit duhet ta bëjnë në mënyrë civile. Në këmbim për sjelljen tonë model, unë jam pezulluar para ndeshjes thelbësore me Milanin për një episod me VAR”- ka thënë Gasperini.

Akuza e fortë – Por Gasperini ka vijuar më tej, duke e zbërthyer gojën. “Paireto ishte gjyqtari i katërt në Romë kur u ndëshkova me karton të kuq. Por e cilësoj të drejtë sepse protestat e mia ishin të tepruara. Por ishte Paireto, i cili në Gjenovë më kërcënoi. Ai më tha se do të takoheshim në Romë në përballjen kundër Lacios. Nuk e kuptoj se mund ta dinte ai që në Romë do të ishte në regjinë e VAR!”- ka akuzuar tekniku i Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *