Akuza për simulim dhe penallti të padrejtë, trajneri i TNS-së ndihet i vjedhur

Trajneri i skuadrës së TNS-së (The New Saints) Skot Ruskou nuk e ka përtypur mirë barazimin 2 – 2 ndaj Feronikelit. Kampionët e Kosovës barazuan rezultatin në 15 minutat e fundit të lojës duke realizuar 2 gola.

Penalltia e fituar nga Feronikeli është kontestuar nga trajneri uellsian, ndërsa komente kritikuese ka pasur dhe për faktin që sipas lojtarët e skuadrës kampione të Kosovës kryenin simulime të shpeshta për të fituar faulle.

“Është shumë zhgënjyese pasi kur je në avantazh 2 – 0 mendon se gjithçka kishte mbaruar. Fati na doli kundër dhe u detyruam të bëjmë disa zëvendësime. Futa në lojtarë që s’duhet të kishin luajtur sot (dje). Gjithsesi, është e kotë të qajmë atë çka ndodhi. Tani më duhet të bëj gati djemtë për ndeshjen e kthimit”.

“Gjatë analizës para takimit u shpjegova djemve lëvizjet e numrit 9 (Mevlan Zeka) të Feronikelit. Ai futet shpesh në zonë për të shtyrë topin me kokë. Pikërisht kështu e pësuam golin. Duhet t’i markonim më mirë. Skuadra u lodh dhe nuk u mbrojtëm siç duhet”.

“Pozitiv është fakti se dominuam ndeshjen. Kishim kontrollin e lojës, por duhej të tregoheshim më elegant kur me topin në zotërim. Djemtë u nxituan shumë. Në minutat e fundit duhej të mbanim kontrollin e topit, por nuk e bëmë këtë. Skuadra filloi të luante për të mos pësuar një gol jashtë fushe, por pësuam dy të tillë. Përsa i përket penalltisë, nuk mendoj se ishte e drejtë. Pyeta lojtarin tim dhe ai më dha topi e preku në gjoks. Gjithashtu nuk më pëlqeu mënyra se si ata hidheshin përtokë në mënyrë të vazhdueshme për të fituar faulle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *