Akuza për racizëm, ish-mbojtës: Sadio Mane është afrikan, ndaj nuk e fitoi Topin e Artë

Leonel Messi vulosi historinë e lojtarit më të mirë aktual të globit me fitoren e topit të gjashtë të artë. Në ndarjen e çmimeve, pas argjentinasit u rendit Van Dijk, Ronaldo e më as Sadio Mane. Pëkërisht poletikat më të mëdha janë ngritur mbi renditjen e sulmuesit senegalez. Akuza të rënda janë ngritur për gjyqtarët e “Ballon d’Or” ku ish-mbrojtësi i Premier League, Habibi Bej i pretendon këta të fundit kanë qendrime raciste në përzgjedhjen e fituesve.

Dikur ish-mbrojësi senegalez ka qenë pjesë e New Castel dhe Aston Villa. Ndërsa për mediat senegaleze, Bej ka ngritur hipoteza të reja. Sipas tij renditja për topin e artë të këtij viti ka qenë skandalozë pasi Sadio Mane ishte lojtari që ka merituar më tepër trofeun. Në argumentin e tij gjithçka ka ndodhur përshkak se një afrikani është e vështirë t’i jepet merita e plotë.

“A mund të thuash që Messi është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit? Po. A mund të thuash që Messi është futbollisti më i madh aktual? Po.A mund të thuash që Messi kishte vitin më të mirë 2019? Jo … Mane është afrikan dhe kjo është arsyeja pse ai është i katërti. Ju mund ta shikoni atë në çdo mënyrë, por kjo është arsyeja pse ai është i katërti. Skandali, i pastër dhe i thjeshtë. Kam parë Liverpoolin në Premier League dhe Champions League sepse komentoj të dy garat për Canal +.

Unë jam nga Senegali dhe mbështes Sadio Mane, por në një moment apo tjetër duhet të jesh pragmatik dhe i sinqertë në ato që thua. Kushdo që më thotë se Van Dijk kishte një sezon më të mirë se Mane,të  më jep argumentet e tij të lutem. Flisni me mua, dhe ne mund të debatojmë. “Messi është padyshim lojtari më i mirë në botë tani, kur ne e shikojmë atë, ne jemi entuziazmuar, mua të parit. Në të njëjtin moment, Mane dhe të tjerët hynë në finale, fituan turneun … të shohësh Mane të katërt është një skandal, i pastër dhe i thjeshtë”- ka thënë ish-mbrojtësi senegalez./Sport Ekspres/