Akti i pestë i së Parës, dy ndeshje derbi dhe shumë “beteja”

0

Kategoria e Parë rikthehet të shtunën. Nëntë ndeshje të programuara dhe në grupin A ka një derbi mes Vllaznisë dhe Velecikut. Shkodranët do kërkojnë triumfin e pestë në kampionat dhe ky është objektivi i tyre i vetëm.

Dinamo do ketë një sfidë të vështirë në transfertë me Shënkollin, kurse Vora do të presë Burrelin dhe Iliria Korabin. Ditën e diel është programuar një sfidë interesante mes Erzenit dhe Besëlidhjes në Shijak.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5

GRUPI A
E shtunë, më 6 tetor, 14:00
Shënkolli-Dinamo
Vllaznia -Veleçiku
Vora-Burreli
Iliria-Korabi

E diel, më 7 tetor, 14:00
Erzeni-Besëlidhja

Në grupin B janë disa skuadra në krye të renditjes dhe këtë javë derbi Apolonia-Lushnja dhe sfida Egnatia-Tomori konsiderohen më të fortat. Përballje mjaft interesante edhe ajo mes Orikut dhe Besës, skuadra që renditen në krye.

Bylisi do të presë në shtëpi Elbasanin dhe do të kërkojë të lërë pas humbjen e një jave më parë me Besën në transfertë. Turbina tashmë kërkon pikët e plota dhe duhet të mundë Pogradecin në shtëpi.

GRUPI B
E shtunë, më 6 tetor, 14:00
Apolonia- Lushnja
Bylis- Elbasani
Oriku- Besa
Turbina-Pogradeci
Egnatia- Tomori

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.