Aktet e tifozëve sjellin edhe reagimin e Kukësit: Mbështesim organet përkatëse, nuk e ndihmojnë skuadrën

Klubi i Kukësit ka reaguar mbi incidentin e ndodhur nga tifozët në ndeshjen e djeshme kundër Tiranës, të cilët kanë thyer stolat e stadiumit “Air Albania”.  Pas Tiranës, tashmë edhe verilindorët shprehen hapur kundër këtyre akteve, që nuk i kanë aspak hije futbollit shqiptar. Klubi kuksian distancohet nga këto veprime, duke mbështetur organet përkatëse për të vijuar e sukses hetimet dhe më pas të vendosin përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Në stadium u numëruar 152 ulëse të dëmtuara, ndër to 133 nga ana e bardhebluve dhe 19 të tjerat nga ana e tifozëve kuksianë. Një gjest i tillë padyshim që ka marrë përgjigjen e duhur nga ana e Kukësit, që nuk lejojnë këta individë të përfaqësojnë tifozerinë verilindore dhe dëmtojnë rëndë imazhin e klubit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *