Aksident vdekjeprurës, Venus Uilliams në telashe

Tenistja e famshme Venus Uilliams është në telashe me ligjin dhe rrezikon shumë, nëse konfirmohen zërat që vijnë nga Amerika.

Më 9 qershor motra më e madhe e dy tenisteve të famshme u përfshi në një aksident rrugor në Florida, kur u përplas në një kryqëzim me një makinë ku ishte një çift i moshuar.

Një person humbi jetën për shkak të goditjes së marrë në kokë, ndërsa siti TMZ raporton se Venus është futur me të kuqe në semafor dhe për këtë ka dëshmitar okular, ndaj policia pritet të nisë hetimin që mund të rrezikojë jo pak tenisten 37-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *