Aksident rrugor, Aguero thyen dy brinjë

Sergio Aguero humbet disa javë futboll për një aksident rrugor.

Sulmuesi argjentinas është përfshirë në një aksident rrugor në Holandë. Aty sulmuesi i Sitit ishte në Holandë për një koncert muzikor, duke përfituar nga një ditë pushim marrë nga klubi.

Taksia ku ndodhej Aguero është përplasur me një shtyllë dhe Aguero ka qenë me fat që kishte vendosur rripin e sigurisë, por gjithsesi ka thyer dy brinjë, sipas mediave angleze.

Pushim i detyruar, të paktën dy javë pushim total, duke humbur edhe ndeshjet e kombëtares argjentinase muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *