Aksident në shkretëtirë, legjenda e Interit e pëson keq

0

Ish-futbollisti i Interit dhe kombëtares holandeze, Uesli Shnajder, është bërë protagonist në një aksident automobilistik. Sipas “The Sun”, holandezi ishte duke udhëtuar me disa miqtë e tij në shkretëtirat e Katarit, vend ku makina ka pësuar përmbysje. Futbollisti nuk kishte vënë rripin e sigurimit dhe kjo gjë ka bërë që të pësojë një lëndim në qafë.

Në disa fotot të ditës së enjte, shihet Shnajder në fushën stërvitore të klubit të Al Xharafës ku aktivizohet prej më shumë se një viti. Por, ai është thjesht spektator i ulur së bashku me disa zyrtarë të klubit dhe shenjë e qartë e aksidentit është qaforja mëse e dukshme.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.