Aksident misterioz për ekipin e NBA-së amerikane

Eksperiencë e frikshme dhe e rrallë për lojtarët dhe stafin drejtues të Oklahoma Thandërs, klubit të basketbollit amerikan.

Skuadra nga Oklahoma ishte duke fluturuar nga Minesota, ku luajti një ndeshje të NBA-së, drejt Çikagos, për ndeshjen e radhës.

Avioni u ul në pistë me një deformim të frikshëm në pjesën ballore, që ishte goditur nga një objekt i paidentifikuar nga pilotët.

“Çfarë kafshe/objekti fluturon në të njëjtën lartësi me një avion, që të shkaktojë diçka të tillë?”, komenton në Twitter basketbollisti i Oklahomas, Áleks Abrines, ndërkohë që Stivën Adams kërkon ndërhyrjen e NASA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *