Aksident i tmerrshëm në Kanada, 14 të vdekur në një skuadër hokeji

Policia kanadeze ka konfirmuar se 14 persona kanë mbetur të vdekur, pas përplasjes së një kamioni dhe autobusi të premten në mbrëmje në Kanada. Në autobus udhëtonte skuadra kanadeze e Hockey për të rinj The Humboldt Broncos ishin në autostradë në veri të Tisdejl, në provincën e Saskaçeuan.

Në autobus ishin 28 persona, prej të cilëve 14 janë ende në luftë për jetën, në spital.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Justin Trudeau shkruan: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këta prindër”. Viktimat janë të gjithë të rinj, nga mosha 16-21 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *