Aksident i frikshëm për yllin e Romës

0

Ankth te Roma, por për fat asnjë pasojë serioze për një nga futbollistët e vet më të rëndësishëm, Diego Perotin. Sulmusi argjentinas u përfshi sot në një aksident të frikshëm rrugor, duke shkatërruar makinën e tij Porsche.

Gjatë rrugës për në qendrën stërvitore të Romës, në Trigoria, automjeti i Perotit u përplas me një makinë tjetër dhe u përplas dhunshëm, duke u shkatërruar në pjesën e përparme.

Gjithsesi, Peroti ka shpëtuar mirë, aq sa më pas ka shkuar në Trigoria për të kryer stërvitje individuale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image