Aksi Kosovë-Shqipëri, Drita zyrtarizon një tjetër futbollist nga Superiorja

Nëse deri edicionin e shkuar skuadrat shqiptare kërkonin që të afronin ndonjë element cilësor dhe premtues nga Kosova, situata ka ndryshuar këtë verë. Gati të gjitha skuadrat nga kampionati i Kosovës kanë afruar këtë verë futbollistë që janë aktivizuar në Superiore.

Drita ka pak minuta që ka zyrtarizuar dhe afrimin më të fundit. Eri Lamçja është zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Gjilani. 24-vjeçari zyrtarizoi dy ditë më parë largimin nga Luftëtari dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e re dhe është prezantuar me fanellën e klubit ku ai do të luajë edicionin e ardhshëm.

Lamçe është aktivizuar në dy sezonet e fundit në Gjirokastër ku në total në kampionat është aktivizuar në 45 ndeshje, si edhe ka shënuar 5 gola. Më parë, mesfushori ka luajtur edhe me Elbasanin e Teutën. Lamçe do të jetë i gatshëm për skuadrën e re që për ndeshjet Europa Leagues, ku në turin e dytë skuadra e Dritës do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelanzh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *