Akordi ishte arritur, “përforcimi” i Kamzës vjen në Shqipëri

Kamza ka emëruar së fundmi Ernest Gjokën si trajner, ndërkohë që rreth tre javë më parë u njoftua arritja e akordit me Fabio Kordelën, i cili do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i klubit periferik të kryeqytetit.

“Klubi bënë të ditur akordin me Drejtorin e Përgjithshëm Fabio Kordela, i cili do të prezantohet më datën 20 Nëntor në ambientet tona. Kordela është një njëri me shumë eksperiencë në botën e futbollit ku për herë të fundit ka qenë drejtor në skuadrën e Honved të Hungarisë, duke patur sukses edhe në Kupat e Europës”, njoftonte Kamza tre javë më parë

Sikurse edhe ishte parashikuar, Kordela ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet që të prezantohet para mediave. Në janar, së bashku me drejtorin sportiv Andi Matraxhiu dhe presidentin Naim Qarri, italiani do të punojë për përforcimin e Kamzës, në mënyrë që të shmanget rënia prej Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *