Akhisarspor bën gafën e rëndë, Cikalleshit i “zerohet” goli

Akhisarpor është dënuar nga organet disiplinore në Federatën Turke të Futbollit. Shkak është bërë shkelja e rregullores nga ana e klubit të Sokol Cikalleshit. Në ndeshjen me Beshiktashin ishin përfshirë në protokoll 13 lojtarë të huaj, mes tyre edhe sulmuesi kavajas.

Rregullorja lejon përfshirjen e vetëm 12 lojtarëve të huaj në protokoll dhe kështu Bordi Disiplinor ka vendosur që Beshiktashi ta fitojë në tavolinë takimin me rezultatin 0-3. Akhisarspori në fakt kishte humbur edhe në fushë, teksa ishte regjistruar rezultati 1-3.

Golin e vetëm për skuadrën turke e kishte realizuar Sokol Cikalleshi, por po të shikosh protokollin e ndeshjes kuptohet që goli i sulmuesit nuk do të quhet. Në protokollin e publikuar online nuk figuron goli i Cikalleshit, çka nënkupton se është konsideruar i pavlefshëm. Sigurisht, jo për faj të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *