Ajo që nuk u pa në televizor, tifozët e Partizanit bënin lojë me aviona letre në “Air Albania”

Një detaj interesant dhe që nuk u pa në televizor, erdhi nga tifozët e Partizanit gjatë pjesë së dytë. Kishte vend edhe për një garë tjetër brenda garës së fushës, teksa për të kaluar disa momente humoristike, hidheshin disa aviona letre në fushë.

Qëllimi ishte që avioni të ngecte në tapetin e fushës dhe pas shumë tentativave të gabuara, dy prej tyre e realizuan me sukses. Gjithçka ishte për t’u duartrokitur sa i përket tifozëve nga të dyja krahët, që i dhanë një emocion të veçantë ndeshjes, me zërin që ka oshëtirë në gjithë stadiumin përgjatë 90 minutave. /Sport Ekspres/