“Ajo që është e shkruar, do të ndodhë”! Egbo jep lajm të mirë: Virusi do të largohet, titullin e duam në të gjitha mënyrat

Trajneri i Tiranës, Egbo, ka folur për “Fan Zone” teksa ndodhet në karantinë. Teksa pyetet në lidhje me largimin e Koronavirusit duke parë besimin e madh që ka në Zot dhe bisedat që realizon me të përmes lutjeve, Egbo shprehet se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë. Ndërkohë kur flitet për titullin kampion, e kërkon këtë të fundit në të gjitha mënyrat dhe ka pak rëndësi sesi shkohet deri aty.

“Edhe Koronavirusi mendoj se është bërë me dijeninë e Zotit, nuk është se gjendet edhe aq llogarive. Jemi në kampionatin shqiptar që quhet Superiore, jo që është amator. Lojtarët janë profesionist dhe e kemi krijuar besimin që po punojnë dhe nuk do vijnë mbipeshë. Unë jam trajner dhe po vazhdoj të stërvitem, megjithëse ne po vazhdojmë dhe mbetemi në kontakt. Nuk ka shumë sekret te Tirana, ne kemi besim shumë te Zoti, në vetvete dhe duke bashkëpunuar. Ka shumë gjëra pozitive brenda klubit, kemi harmoni dhe jemi si një familje.

Gjëra që është shkruar, ashtu do të ndodhë. Pa hequr veprat e bëra te Tirana nga njerëzit. Ky mund të jetë kampionati më i fortë në Shqipëri që kur kam ardhur unë, pasi nga vendi i fundit është më tepër vështirësia. Në fund të muajit prill ose në fillim të muajit do të largohet virusi, është vetëm çështje kohe. Nuk ka rëndësi nëse kampionati do të vazhdojë apo jo, ne duam me të gjitha mënyrat titullin, megjithëse për ne do të ishte më mirë të mbylleshin të gjitha takimet”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/