“Ajo mendon vetëm për para dhe telekamerat”, Motra e Ikardit kapet me Uanda Narën

0

Në familjen e Mauro Ikardit ka humbur prej kohësh harmonia, dhe i gjithë faji për këtë është i Uanda Narës. Të paktën kjo është ajo që thotë motra e “bomberit” të Interit, Ivana Ikardi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo lëshoi disa deklarata shumë të fortë ndaj bashkëshortes së të vëllait.

“O Zot. Prindërit dhe vëllezërit e mi nuk e kuptoj se si një djalë i mirë dhe inteligjent që gjithmonë kishte në mendje familjen (para saj sigurisht), u tjetërsua nga një person si ajo, dhe më e keqja është se ajo përpiqet ti tregojë njerëzit se i intereson për familjen tonë, duke bërë sikur qan, por gjithçka është në interes të kamerave”, shkroi e motra e Ikardit.

Është një fakti i ditur prej kohësh që Mauro Ikardi nuk ruan më kontakte të afërta me familjen e tij dhe është e qartë që familja e tij mendon se krisja midis tyre ka filluar për shkakun e bashkëshortes së lojtarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.