Ajeti humbet shansin e radhës, sërish notë e tmerrshme

0

Nuk kuptohet çfarë po ndodh me Arlind Ajetin: qendërmbrojtësi shqiptar ishte sërish titullar dje, në Fiorentina-Torino 2-2, por luajti vetëm 45 minuta, tmerrësisht të dobëta.

Mediat italiane janë treguar të pamëshirshme me futbollistin e Torinos, duke i vendosur nota nga 4 deri në 4.5 dhe duke e cilësuar ndër më të dobëtit në fushë.

“Në panik total. Gabon ndërhyrjet, kohët, stopimet, pasimet. I drejtë ndërrimi në pushim, gabim futja e tij pas paraqitjeve të fundit, shumë të këqija”, shkruan Eurosport.

“Kthehet pas gafave kundër Empolit e Peskarës. Mori pjesë në përgjumjen totale në golin e parë të Fiorentinës, i dhuroi më pas një top komik Kaliniçit, i cili e shpërdoroi”, shkruan La Stampa.

Jo rastësisht, pas pjesës së parë të dominuar nga Fiorentina, Torino pa Ajetin në fushë rregulloi mbrojtjen dhe barazoi në pjesën e dytë.

Një hall i madh për Ajetin, i cili me sa duket nuk është aspak i qetë, duke u ndjerë gjithë kohën në provë, por një hall i madh edhe për De Biazin, sepse qartësisht me këtë formë Ajeti nuk është për titullar në kombëtare. Për fat, Mavraj e Gjimshiti janë në formë më të mirë, pavarësisht se Mavraj kundër Bajernit u paraqit shumë dobët, por ishte Bajerni…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here