Ajeti gol, por pastaj shkatërron gjithçka

0

Torino më në fund arriti sot fitoren e parë të vitit, duke mundur 5-3 Peskarën e Ledian Memushajt.

Ishte një derbi mes Ajetit e Memushajt, sepse edhe qendërmbrojtësi luajti titullar, me trajnerin Mihajloviç që e konfirmoi në formacion, edhe pas gafës së javës së shkuar.

Megjithatë, Ajeti ishte sërish protagonist negativ, edhe pse në pjesën e parë ishte fantastik.

Torino shënoi me lehtësi dhe Ajeti ishte një ndër autorët e golave, në një ndeshje që ishte e mbyllur para kohe, por në pjesën e dytë Torino e uli fare ritmin pas minutën së 61-të, kur shkoi në 5-0.

Gabime të mëdha, një autogol mëse i evitueshëm dhe Peskara u kthye në jetë edhe falë Ajetit, i cili gaboi edhe në golat e tjerë të miqve.

Kështu, goli i shënuar u harrua dhe nota për Ajetin ishte shumë negative.

Ndërkaq,Berisha luajti 90 minuta në fitoren 3-1 që Atalanta arriti në Palermo, duke vazhduar të ëndërrojë një vend në Europ League.

Titullar edhe Frederik Veseli në Inter-Empoli 2-0. Një pjesë e parë me vuajtje për mbrojtësin tonë, pjesa e dytë më mirë.

/// by 87taras

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.