Ajeti dhe Aliji pengohen nga FIFA, na mbeten 4 mbrojtës

0

Nuk ka ardhur faksi nga FIFA dhe Arlind Ajeti dhe Naser Aliji do të përfundojë në tribunë, bashkë me Mërgim Mavrajn dhe, ndoshta, Valdet Ramën. Kështu, në mbrojtje, skuadra do të mbetet vetëm me katër dhe nëse dikush dëmtohet, atëherë do të tërhiqet njëri mes Xhakës dhe Lilës mbrapa. E megjithatë, duke përjashtuar dëmtimin e Mavrajt, që mund të ndodhë kudo, gabimi strategjik shkon në faktin se dy lojtarët e ardhur nga Zvicra, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, ishin në pikëpyetjet për të luajtur ose jo, që në fillim. Gjithçka varej nga faksi i FIFA-s, që duhet të vinte në kohë, por që nuk ka ardhur. Të dy kanë pasaportë shqiptare, por duhet të merrnin “OK” nga Qeveria e Futbollit, për ndryshimin e Federatës (janë aktivizuar me moshat e Zvicrës).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image