Ajeti, debutimi i kthehet në makth

0

“Një vrimë në ujë” ndoshta është përkufizim i tepruar, por i përshtatet asaj që i ndodhi Arlind Ajetit sot në Empoli.

Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë luajti ndeshjen e parë sezonale me fanellën e Torinos, duke fituar më në fund besimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Megjithatë, barazimi 1-1 në Empoli ka protagonist negativ edhe Ajetin, i cili me Torinon në avantazh 1-0 i ktheu një top portierit dhe u tregua naiv, sepse nuk e gjykoi si duhej situatën, me terrenin e mbushur me pellgje uji. Një pellg ndali topin e pasuar prej tij te portieri dhe Puçareli përfitoi, duke mbërritur te topi para portierit Hart dhe duke shënuar.

Në fakt, ndeshja e Ajetit nuk ishte e keqe, sepse tregoi personalitet në çdo ndërhyrje dhe në pasime, por natyrisht gafa te goli ia uli ndjeshëm vlerësimin në mediat italiane.

Manuel Pucciarelli – Empoli 1 – 1 Torino… by goloviliga

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.