Ajdareviç argëtohet e shënon në Greqi

Futbolli grek është ndalur, që pas ngjarjeve të rënda në PAOK-AEK. Për këtë arsye, skuadrat greke po luajnë takime miqësore për të mbajtur lojtarët në formë.

AEK ka luajtur sot kundër Panetolikos dhe mungonin disa lojtarë, të grumbulluar me kombëtaret përkatëse. Miqësorja përfundoi 4-0 për skuadrën nga Athina, që kishte në formacionin titullar edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare Astrit Ajdareviç.

Ashtu si para pak ditësh ndaj Lamias (2 gola), edhe sot Ajdareviç gjeti golin, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 12-të,. Formë mjaft e mirë për mesfushorin tonë, i cili nuk u preferua nga Kristian Panuçi për miqësoren ndaj Norvegjisë, për shkak se ka luajtur pak këtë vit në Greqi. Megjithatë, kohët e fundit Ajdareviç po luan e po shënon, në Europa League apo në miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *