Ajaksi tregon dhëmbët, gati firmat me dy sulmues luksi

Viti 2019 ka qenë një sukses i papërshkrueshëm për Ajaksin e Amsterdamin. Skuadra holandeze u rikthye te titulli kampion pas katër vitesh, ndërsa rrugëtimi në Champions League u ndal në mënyrë të dhimbshme në sekondat e fundit të gjysmëfinales.

Të ardhurat nga Champions League dhe shitja mesfushorit Frenki De Jong kanë sjellë mbi 150 milionë euro të ardhura në arkat e Ajaksit, ndërsa me miliona të tjera do shtohen nga shitja e kapitenit Matis De Ligt.

S’do mend që buxheti i kampionëve të Holandës ka prekur një shifër rekord dhe në javët në vijim priten blerje të bujshme. Sipas së përditshmes holandeze “De Telegraaf”, dy objektivat e Ajaksit janë sulmuesi i Sevijës Kuinsi Promes dhe talenti i PSV-së Stivën Bergvajn.

Të dy lojtarët janë pjesë e kombëtares holandeze, por Ajaksi mund t’ia lejoj vetes këto blerje luksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *