Ajaksi për Kaçen, derbi shqiptar dhe Vangjeli rigjen… Krusejders

0

 

UEFA ka hedhur shortin për turin e tretë të Champions dhe Europa League. Kristi Vangjelit nuk i ndahet Krusejdërs, ndërsa Shkëndija, nëse kalon, përballet me Mlada Boleslav. Për Jahmir Hykën, prova Sasuolo

Ashtu si ndodh prej çdo edicioni, dje në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Champions dhe Europa League për turin e tretë kualifikues, ku janë edhe disa ekipe shqiptare por sidomos futbollistë kuqezi. Duke e nisur nga Champions League, ku ekipi i Partizanit merr pjesë dhe barazoi 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Ferencvaroshit, në rast kualifikimi, do të përballet me fituesin e çiftit Salcburg-Liepajas. Ndeshja e parë e luajtur në Austri përfundoi 1-0 për kampionët e Austrisë, që realizuan me anë të Sorianos. Pritet ndeshja e kthimit në Letoni. Sakaq, një tjetër çift interesant është Ajaks-PAOK. Për Ergys Kaçen një përballje vërtet e bukur ndaj kampionëve të Holandës dhe një ekip me shumë traditë në Champions League. Ndeshja e parë do të luhet në “Amsterdam Arena”. Ndërkohë, si për ironi të fatit, për Kristi Vangjelin, ish i Skënderbeut, sërish Krusejdërs, ekipi irlandezoverior të cilin e eliminoi verën e shkuar me kampionët e Shqipërisë. Kristi aktivizohet me rumunët e Astra Giurgiu, teksa në rast se kalon këtë provë, do të përballet me danezët e Kopenhagenit. Për Ansi Agollin dhe Karabagun e tij, pas sfidës së parë të fituar 1-0 ndaj ekipit të Dudelanzhit. Agolli ka ndeshje kthimi në Luksemburg, teksa nëse kampionët e Azerbajxhanit kalojnë, do të kenë të bëjnë me Viktodia Plzen e Çekisë. Për Sparta Pragan e Herolind Shalës, përballja ndaj Steaua Bukureshtit.

Nga Champions te Europa League, aty ku Kukësi, në rast kalimi, do të ketë të bëjë me Spartak Tërnava-Shirak, ku ndeshja e parë ka dalë 1-1 në Armeni. Në Tërnava, sigurisht, favoritë janë ekipi sllovak. Sakaq, për shqiptarët e Lokomotiv Zagrebit, në rast se kalojnë finlandezët e Rops (1-1 në fushën e tyre), do të kenë të bëjnë me ish-ekipin e Dallkut, Vorskla Poltava. Për Jahmir Hykën dhe Lucernën, që do të zbresë në fushë në turin e tretë, përballja më e fortë, pasi do të kenë të bëjnë me Sasuolon, ekipin që befasoi vjet në Itali dhe që la jashtë Europe Milanin. Pas Janina e Lilës, pas fitores 3-0, praktikisht e kualifikuar, do të ketë të bëjë me AZ Alkmarin në Holandë. Istanbul Basaksehir dhe Rijeka është derbi i shqiptarëve, ku në një anë është Cikalleshi dhe në tjetrën Roshi. Për Shkëndijën e Tetovës, që barazoi 0-0 në Baku ndaj Nefçit, në rast kualifikimi, sfida ndaj Mlada Boleslavit.

 

Champions League 2016-2017

 

Turi i Dytë kualifikues

Ndeshjet e vajtjes

Zrijnski-Legia Varshav                    1-1

Dinamo Tb-Alashkert                     2-0

Karabag-Dudelanzh                        2-0

Hapoel-Sherif Tiraspol                   3-2

Valeta-Crvena Zvezda                    1-2

BATE-SJK                                             2-0

TNS-APOEL                                         0-0

Linkoln-Selltik                                    1-0

Salcburg-Liepajas Metalurgs       1-0

Vardar-Dinamo Zagreb                  1-2

Rozernborg-IF Norrkoping           3-1

Zalgiris-Astana                                   0-0

Ludugorets-Mladost P.                  2-0

Krusaders-Kopenhagen                                0-3

Partizani-Ferencvarosh                 1-1

Olimpija-Trençin                               3-4

Dundalk-Hafnarfjordur                  1-1

 

Turi i Tretë kualifikues

Rozenborg (NOR)/IFK Norrköping (SWE)-TNS (UELL)/APOEL (CYP)

Vardar (MKD)/Dinamo Zagreb (KRO)-Dinamo Tbilisi (GJE)/Alashkert (ARM)

Olimpiakos (GRE)-Hapoel Ber-Sheva (IZR)/Sherif (MOL)

Zalgiris  (LTU)/Astana (KAZ)-Linkoln (GJIB)/Selltik (SKO)

Olimpija Ljubljana (SLLO)/Trençin (SLLVK)-Zrinjski (BOS)/Legia Varshava (POL)

Viktoria Plzen (CER)-Karabag (AZE)/ Dudelanzh (LUX)

Astra Giurgiu (ROM)-Krusaders (IRL V.)/Kobenhavn (DAN)

BATE (BLR)/SJK (FIN)-Dundalk (IRL)/FH Hafnarfjordur (ISL)

Ludogorets  (BUL)/Mladost (MNG)-Valleta (MLT)/Crvena zvezda (SRB)

Partizani (SHQI)/Ferencvaros (HNG)-FC Salcburg (AUT)/Liepajas (LVA)

Ajaks (HOL)- PAOK (GRE)

Sparta Praga (CHR)-Steaua Bukarest (RUM)

Shakthtar Donetsk (UKR)-Yangs Bojs (SWI)

Rostov (RUS)-Anderleht (BEL)

Fenerbaçe (TUR)-Monako (FRA)

 

Europa League 2016-2017

Turi i dytë kualifikues

Shirak-Spartak Tërnava                 1-1

Kairat-Makabi Tel Aviv.                  1-1

Dinamo Misk-St.Patrik                   1-1

Neftçi-Shkëndija                              0-0

Levada T.-Slavia Praga                    3-1

RoPS-Lokomotiv Zagreb                                1-1

Midytjland-Vaduz                            3-0

Debreçen-Toperdo Belaz             1-2

Beitar Je.-Omonia Nikosia            1-0

Sonderjyland-Stromsgodset       2-1

Makabi Haifa-Nome Kalju            1-1

AIK Solna-Europa                             1-0

Zimbru-Osmanlispor                       2-2

Admira-Kapaz                                    1-0

Haken-Kork Siti                                 1-1

Shakhtior-Domzhale                       1-1

Beroe-Helsinki                                  1-1

Vojvodina-Konah QN                     1-0

Genk-Buduçnost                              2-0

CSMS Iasi-Hajduk Split                   2-2

Pas Janina-Od Grenland                                3-0

Maribor-Levski Sofia                       0-0

Partizan B.-Zaglebuie Ljubjlin      0-0

Slovan Bratislava-Jelgava              0-0

Birkirkara-Hërts                                0-0

MTK Budapest-Gabala                   1-2

Videoton-Cukariçki                         2-0

Hibernian-Brondbi                           0-1

Kliftonvill-AEK Larnaka                   2-3

Aberden-Ventspils                          3-0

Piast Glivice-Goteborg                   0-3

Austria Vjen-Kukësi                        1-0

Rejkjavik-Grasshopers                  3-3

 

Turi i tretë kualifikues

Lokomotiva Zagreb (CRO)/RoPS Rovaniemi (FIN)-Vorskla Poltava (UKR)

St-Etien (FRA)-AEK Athinë (GRE)

AEK Larnaka (CYP)/Kliftonville (NIR)-Spartak Moskva (RUS)

Panduri Targu (ROU)-Makabi Tel-Aviv (ISR)/Kairat Almat (KAZ)

Vojvodina (SRB)/Konah’s Kuai (WAL)-Dinamo Minsk (BLR)/St Patrik’s  (IRL)

Partizan (SRB)/Zag?ebie Lubin (POL)-Stromsgodset (NOR)/Sonderjyske (DEN)

Lucern (SUI)-Sasuolo (ITA)

Slavia Praga (CZE)/Levadia Talin (EST)-Rio Ave (POR)

Hërts (SCO)/Birkirkara (MLT)-Krasnodar (RUS)

Alkmar (NED)-Pas Janina (GRE)/Od (NOR)

Slovan Bratislava (SVK)/Jelgava (LVA)-Omonia (CYP)/Beitar Jerusalem (ISR)

Austria Vien (AUT)/Kukës (SHQI)-Spartak Trnava (SVK)/Shirak (ARM)

AIK Solna (SWE)/Europa (GIB)-Panathinaikos (GRE)

Osmanl?spor* (TUR)/Zimbru Shisinau (MDA)-Makabi Haifa (ISR)/Neme Kalju (EST)

Ventspils (LVA)/Aberden (SCO)-Maribor (SVN)/Levski Sofia (BUL)

Lilë (FRA)-Gabala (AZE)/MTK Budapest (HUN)

Oleksandria (UKR)-Hajduk Split (CRO)/lasi (ROU)

Hertha Berlin (GER)-Brondbi (DEN)/Hibernian (SCO)

?stanbul Basakehir (TUR) v Rijeka (CRO)

Herakles (NED)-Arouka (POR)

Debreçen (HUN)/Torpedo-Belaz Zhodino (BLR)-Rapid Vien (AUT)

Genk (BEL)/Buduçnost Podgorica (MNE) -Haken (SËE)/Kork Siti (IRL)

Neftçi PFK (AZE)/Shkëndija (MKD)-Mlada Boleslav (CZE)

Uest Ham  (ENG)-Shakhtyor Soligorsk (BLR)/Domzale (SVN)

Videoton (HUN)/Çukariçki (SRB)-Midtjyland (DEN)/Vaduz (LIE)

IFK Goteborg (SËE)/Piast Glivice (POL)-HJK Helsinki (FIN)/Beroe Stara Zagora (BUL)

Admira Vaker (AUT)/Kapaz (AZE)-Slovan Liberec (CZE)

Gent (BEL)-Vitorul Konstan?a (ROU)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image