Ajaksi nderon Krujfin, i ndryshon emrin stadiumit

0

Ideja e hedhur prej muajsh tashmë është realitet: stadiumi “Amsterdam Arena” do të emërtohet “Johan Krujf Arena”.

Lajmi konfirmohet nga Ajaksi, me një komunikatë për mediat, ku ka sqaruar se ka nisur procedurat për ndryshimin e emrit të stadiumit.

Që para një viti, kur Johan Krujf u nda nga jeta, të shumtë ishin ata që bënë thirrje që stadiumi në Amsterdam të emërtohej në nderim të futbollistit më të madh holandez të të gjitha kohërave, një simbol i Ajaksit dhe Holandës, por edhe një simbol i futbollit të bukur dhe revolucionit në futboll në vitet ’70.

Familja e Johan Krujfit ka falënderuar klubin, or edhe bashkinë e Amsterdamit, që do të emërtojë edhe një rrugë, shesh dhe urë në nder të Johan Krujfit.

Plani është që pas firmave të klubit, aksionerëve dhe bashkisë, stadiumi të emërtohet zyrtarisht në fund të vitit 2017.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here