“Ajaksi” i këtij viti quhet Atalanta! Këta janë “fëmijët” e Gasperinit, shkelin Valencian në Champions

0

 

Nëse në vitin e shkuar “Champions League” kishte një përrallë që quhej Ajaks, në këtë sezon quhet Atalanta. Mënyra sesi italianët u kualifikuan nga faza e grupeve ishte një mrekulli më vete, pasi me humbjet e marra në ndeshjet e para, askush nuk besonte se do të kapnin vendin e tretë në Europa League, e për të mos fantazuar më gjatë. Por gjithçka falet për fillimin e keq, pasi ishte hera e parë që Atalanta shkonte kaq larg dhe ambientimi do kohën e tij.

Përralla po vazhdon pasi ka ardhur një tjetër fitore, këtë herë me shifrat 4-1 ndaj Valencias në fazën me eliminim direkt. Dopieta erdhi nga Hartober, për të vazhduar me Freuler dhe Ilicic. Një sukses i jashtëzakonshëm për Atalantën, por fatkeqësisht për Gjimshitin që u dëmtua në nxehmje dhe nuk doli në fushë, pavarësisht se ishte projektuar si titullar. Vetëm në një rast Gasperini ka rrezikuar vendin si trajner te Atalanta, ndërsa vazhdonte t’i besonte djemve të rinjë. Menjëherê do të vinte pëegjigja nga presidenca e klubit: “Në rregull, mund të vazhdosh me fëmijët”. E sot, shihni sa larg kanë mbërritur. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.