Ajaksi hap merkaton, 12 milionë euro për pasuesin e De Jong

Ajaksi i Amsterdamit ka mbyllur transferimin e parë për merkaton e verës që vjen. Lojtari që do t’i bashkohet sezonin e ardhshëm “gjigantit” holandez është rumuni Razvan Marin.

Futbollisi i Standard Liezh do t’i kushtojë Ajakasit 12 milionë euro. Marin luan si mesfushor qendre dhe do të mundohet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Freni De Jong, ky i fundit u ble për 75 milionë euro nga Barcelona dhe do t’i bashkohet katalansve në fund të këtij sezoni.

Lajmi për transferimin e mesfushorit u konfirmua nga vetë trajneri i Standard Liezh, i cili para medieve belge u shpreh se bisedimet për shitjen e lojtarit janë mbyllur dhe së shpejti transferimi do të marrë formë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *