Ajaksi gjen zëvendësuesin e De Jong, një yll i kombëtares pranë rikthimit në Holandë

Ajaksi i Amsterdamit ka filluar të ndjekë një strategji ndryshe gjatë viteve të fundit. Krahas promovimit të talenteve të akademisë, klubi nga Amsterdami ka filluar të afrojë emra të afirmuar. Dy shembuj konkretë janë Dalei Blind dhe Dushan Tadiç, të dy këta futbollistë me eksperiencë për të cilët u shpenzuan jo pak para për t’i marrë nga Sauthempton dhe Mançester Junajtid.

Objektivi i radhës i dyshes drejtuese Overmars-Van Der Sar është mesfushori i Brajton Devi Proper. Ish-lojtari i PSV-së vazhdon të jetë pjesë e pandashme e kombëtares holandeze dhe do të konsiderohej një lojtar luksi për kampionatin holandez.

27-vjeçari aktivizohet si mesfushor shkatërrues, por në shkuarën ka treguar se e njeh mjaft mirë golin në Eredivizie, ku në dy sezonet e fundit para të largohej nga PSV-ja shënoi 10 dhe 6 gola respektivisht. Ky transferim pritet t’i kushtojë rreth 20 milionë euro arkave të Ajaksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *