Ajaksi mbyll negociatat, pasuesi i De Ligt niset për në Amsterdam

Tashmë që kalimi i Matis De Ligt te Juventusi është vetëm çështje orësh, Ajaksi ka ka mbyllur me sukses negociatat për zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për talentin meksikan  Edson Alvarez, i cili është pjesë e kampionëve të Klub Amerika .

Futbollisti 21-vjeçar cilësohet si talenti më premtues i “Liga MX”. Alvarez është një lojtar polivalent i aftë të luajë në si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor qendre. Sipas “Der Telegraaf”, akordi mes palëve është gjetur për 15 milionë euro, ndërsa futbollisti ka rënë dakord të firmosë një kontratë 5-vjeçare

Edhe pse në moshë të re, talenti meksikan ka siguruar një vend titullari në kombëtaren meksikane. Shenjat janë të qarta, ky futbollist është i veçantë.

Për shërbimet e 21-vjeçarit kanë shfaqur interes u interesua dhe  PSV, Roma dhe Zenit por në fund fuqia financiare dhe emri i  skuadrës nga Amsterdami bëri diferencën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online