Ajaksi gjen marrëveshjen për 75 milionë euro, De Ligt me ekip të ri!

Matijs De Ligt duket se më në fund e ka gjetur ekipin e ri. Ajaksi ka rënë dakord dhe ka arritur marrëveshjen me klubin e Barcelonës për 75 milionë euro, e njëjta shumë që përfitoi edhe nga Frenki De Jong.

Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi blaugrana tashmë ka nisur bisedimet finale me lojtarin, që është edhe hapi i fundit përpara se gjithçka të zyrtarizohet.

De Jong (m) dhe De Ligt (d)

Kështu, De Ligt do të ribashkohet me shokun e tij Frenki De Jong në “Camp Nou”, me mesfushorin që ka firmosur prej kohësh me katalanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *