Ajaksi e zyrtarizon, De Ligt zëvendësohet nga një argjentinas

0

Largimi i Matis De Ligt nga Ajaksi është vetëm një çështje javësh. Boshllëku që do të lërë 19-vjeçari do të jetë i madh, por drejtuesit e kampionëve të Holandës shpresojnë se do të qëllojnë në shenjë gjatë merkatos së verës.

Ditën e sotme është zyrtarizuar transferimi i qendërmbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez. Futbollisti 21-vjeçar i bashkohet Ajaksit nga Defensa y Justicia, ekip ky që surprizoi çdokënd në Argjentinë duke luftuar për titullin kampion deri pak javë para përfundimit të kampionatit. Marrëveshja midis dy klubeve kap vlerën e 7 milionë eurove.

Edhe pse vetëm 178 centimetra i gjatë Martinez ka qenë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Argjentinë. Tregu argjentinas është kthyer ndër të preferuarit e Ajaksit gjatë viteve të fundit. Te “harkëtarët” Martinez do t’i bashkohet bashkëkombësve Taljafiko dhe Magajan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.