Ajaksi e nis vrullshëm merkaton, “Harkëtarët” firmosin me dy mbrojtës

0

Është vetëm çëhtje kohe që De Ligt të largohet nga Ajaksi. Kështu skuadra holandeze ka filluar “furishëm” punën për të zëvendësuar kapitenin. Pas Kik Pieri, i blerë nga vendasit e Herenven, kampionët holandezë kanë “fluturuar” në Argjentinë për të bërë pazar.

Lisandro Maritnez është mbrojtësi i radhës që do të zbresë në “Johan Cruyff Arena”. Është 21 vjeç dhe luan me ekipin e “Defenca y Justicia” në elitën e futbollit argjentinas. Edhe pse mbrojtës, gjatë këtij sezoni ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tre herë për shokët e ekipit. Ka një kontroll të mirë të topit dhe është i fortë në duele.

Kik Pieri

Ndërkohë holandezi 18-vjeçar Kik Pieri shihet si një mbrojtës me shumë vlera. Ai ka treguar se ka aftësi të zëvendësojë De Ligt. Luan në çdo ndeshje me Herenven dhe nuk mungojnë as javët që përfshihet në formacionin e javës në Eredivise.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.