Ajaksi blen portier dhe e dënon për mëkatet e së shkuarës

0

Ajaksi ka nisur punë për të ardhmen dhe e di shumë mirë se këtë verë klubet më të pasur në Europë do të mundohen ta plaçkitin, duke i marrë yjet.

Për këtë arsye, klubi holandez po punon për të zbuluar talente të rinj dhe pas blerjes së mbrojtësit Kik Pieri (Herenven) dhe mesfushorit Razvan Marin (Standard Lièzh), sot ka zyrtarizuar blerjen e portierit 19-vjeçar Kjell Sherpen.

Bëhet fjalë për një nga zbulimet e kampionatit holandez, sepse Sherpen në debutimin e tij në Eredivisie ka mahnitur te Emen, duke qenë titullar në 28 ndeshje dhe duke pasur një rendiment shumë të mirë, edhe pse skuadra e tij është një ekip modest dhe luan futboll tepër sulmues, duke bërë që të pësojë shumë gola.

Sherpen, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë tek Ajaksi sezonin e ardhshëm, ka një histori tragjike, sepse në shkurt të këtij viti i vdiq vëllai 20-vjeçar Jorg, i cili ishte në koma për disa javë, pas një infarkti pësuar në fillim të janarit.

Ndërkaq, kurioz është fakti se Sherpen në të shkuarën ka postuar në rrjetet sociale deklarata pro Fejenord dhe anti Ajaks. Si i bëhet? Klubi nga Amsterdami e ka gjetur zgjidhjen: drejtuesit e Ajaksit, Mark Overmars dhe Edvin Van der Sar, e kanë detyruar të shkruajë “Ajaksi është klubi më i mirë në Holandë”. Ndëshkim shembullor!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.