“Air Albania” jo vetëm për Kombëtaren, Partizani hedh hapin e parë zyrtar

“Air Albania” është stadiumi më i ri në vend, ku pas ndeshjes inaguruese mes Shqipërisë dhe Francës, tashmë janë klubet e Superiores që dëshirojnë të zbresin në fushën e tij. Kërkesa e parë zyrtare ka ardhur nga ekipi i Partizanit, që shpreh dëshirën për të luajtur në “Air Albania” derbin e zjarrtë të kryeqytetit me Tiranën.

Pa dyshim që një ndeshjeje të tillë i shkon për shtat një stadium me kushte bashkëkohore, që do ia shtonte akoma më shumë bukurinë derbit. Shanset që lojtarët e Partizanit dhe të Tiranës të masin forcat me njëri-tjetrin në këtë impiant janë të mëdha, pasi duke pasur parasysh kohën kur do të zhvillohet derbi, fusha e stadiumit do të ketë arritur në gjendjen optimale./Sport Ekspres/