Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do të mbajë emrin e Vokrrit

Humbja tragjike e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit ka sjellë shumë reagime nga personazhë të sportit, por  vetë kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, krahas ngushëllimeve për një prej lojtarëve më të mëdhenj të vendit, ka lajmëruar se stadiumi i qytetit do të mbajë emrin e tij: “Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, përfundon postimi i Ahmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *