Ahmedi mes Partizanit dhe Flamurtarit, një detaj pengon marrëveshjen

0

Mesfushori i Mariborit, por dhe kombëtares kuqezi, Valon Ahmedi, mund të jetë afrimi më i ri i Superiores. Futbollisti i Mariborit e ka humbur vendin e tij te skuadra sllovene dhe nuk po merr minuta. Në kushte të tilla, lojtari e ka ndarë mendjen për t’u larguar. Opsion është bërë menjëherë Superiorja shqiptare.

“Sport Ekspres” mëson se 23-vjeçari iu poropozua dy klubeve në kampionatin tonë. Partizani dhe Flamurtari janë dy skuadrat që mund të merrnin shërbimet e tij. Lojtari është në kontratë me sllovenët dhe klubi i Mariborit kërkon 60 mijë euro për ta lënë të lirë, ndërsa futbollisti 40 mijë euro rrogë.

Partizani dhe Flamurtari janë dakord për të paguar rrogën e tij, por jo dhe dëmshpërblimin e klubit slloven. Në këtë pikë kanë ngecur dhe bisedimet mes palëve. Momentalisht nuk ka diçka konkrete, por në ditët e ardhshme nuk përjashtohet asnjë pistë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.