Ahmedi flet nga tribuna: Ëndërr të luaja ndaj Partizanit

Do të kishte qenë një ndeshje shumë e veçantë për Valon Ahmedin ndeshja me Partizanin, megjithatë një dëmtim e ka lënë jashtë fushave të blera. Mesfushori me tipare sulmuese është i detyruar që ta ndjekë ndeshjen nga tribuna e “Selman Stërmasit”.

Për “Sport Ekspres” Ahmedi ka theksuar se për të do të kishte qenë një ëndërr që të zbriste në fushën e blertë ndaj Partizanit, aq më tepër me ndeshjen që luhet në Tiranë: “Ndjej shumë keqardhje që nuk do të jem sot në fushë. Do të ishte një ëndërr të luaja ndaj Partizanit, ndaj një skuadre shqiptare në Shqipëri, por fatkeqësisht unë jam i lënduar dhe nuk mund të jem sot në fushë. Do të kishte qenë e mrekullueshme”.

23-vjeçari luan prej 3 sezonesh në Slloveni si dhe është ftuar edhe nga përfaqësuesja e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *