Ahmati i Berishës përmbyset, Balaj spektator

Ahmat Grozni ka dalë pa pikë në transfertën kundër Ural. Skuadra e BBR (Berisha-Balaj-Roshi) u mposht, edhe pse arriti të shënojë që në fillim me Doumbia. Në fillim të pjesës së dytë dhe në fund vendasit shënuan dy herë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.

Odise Roshi nuk u aktivizua për shkak dëmtimi, madje do të mungojë për një kohë të gjatë. Vecc tij, as për sulmuesin Bekim Balaj nuk pati hapësira. Shkodrani ishte në stol dhe po priste momentin e tij, tanimë i duhet të presë ndeshjen e radhës.

I vetmi shqiptar në fushë ishte Bernard Berisha, ish-mesfushori i Skënderbeu dhe Besës së Kavajës. Anësori po luan rregullisht me Ahmat Grozni, që nuk e ka nisur si duhet kampionatin. Në pesë ndeshja kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, pasi janë mundur tre herë dhe kanë regjistruar nga një fitore dhe një barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *