Ahmataj: Teuta skuadër e fortë, ne do të luajmë vetëm për tri pikët!

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj po bën një punë të mirë në krye të skuadrës gjirokastrite. Para sfidës kundër Teutës, tekniku i bluzinjve ka folur për “RTSH Sport”, ku u shpreh:

TEUTA – “Është një skuadër e fortë dhe prandaj ka pretendime madhore në këtë kampionat. Kjo sfidë do vlerësim maksimal nga ana jonë, por jo mbivlerësim. Duhet të japësh maksimumin, pasi në një ndeshje futbolli ka hapësira pafund dhe të dyja skuadrat do të kenë mundësinë të fitojnë takimin”.

OBJEKTIVI – Gjithmonë, gjithmonë mendojmë vetëm për të fituar. Stërvitemi për të fituar çdo ndeshje dhe nuk ka rëndësi kë kundërshtar kemi përballë. Se sa do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë, mbetet për t’u parë pas ndeshjes.

TIFOZËT – Padiskutim që ndeshjet luhet për tifozët, pasi janë ata që jetojnë çdo ditë me futbollin. E ndjej në gjithë qytetin këtë gjë, pasi këtu ka pasur një skuadër shumë cilësorë, me lojtarë që janë shitur edhe jashtë. Por unë ju garantoj se edhe lojtarët që janë aktualisht të Luftëtari, do të japin maksimumin për këtë fanellë”,- përfundoi Ahmataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *