Ahmataj: Rezultati pa rëndësi, por ndeshje me shumë vlerë

Edhe pse skuadra e tij fitoi përballë Kukësit, trajneri Korabit Julian Ahmataj, nuk e merr parasysh rezultatin, por performancën e skuadrës, duke e vënë në dukje faktin se pret që kjo ndeshje të shërbejë për të ardhmen: “Ne na shërben shumë, pasi kemi një ndeshje me shumë rëndësi në kampionat. Rezultati nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që të imponojmë lojën tonë, diçka që e bëmë në disa momente dhe përballë Kukësit. Normalisht patëm dhe momente të vështira, pasi po luanim ndaj skuadrës kampione dhe kjo është ajo që mua më kënaqi. Nuk duhet ta harrojmë që është një ndeshje miqësore dhe rezultati nuk ka rëndësi. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe duhet të ngulisim shumë gjëra në kokën e tyre, duke nisur që nga fakti se futbolli luhet drejt dhe duke luajtur drejt mund të marrësh rezultat përballë çdo kundërshtari. Kishte gjërat e veta pozitive, por dhe gjëra që duhen përmirësuar. Kemi një skuadër me elementë të rinj. Ndeshje të tilla na duhen, pasi na ndihmojnë që të rritemi profesionalisht, por dhe të vëmë në dukje mangësitë që mund të kemi. Objektivi jonë ka qenë që në fillim mbijetesa, pasi jemi organizuar me vonesë. Duhet të jemi me këmbë në tokë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *