Ahmataj: Nuk jemi kualifikuar ende, mbijetesa më e rëndësishme se Kupa

0

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ka analizuar gjendjen e skuadrës së tij gjatë kësaj faze pushimi për shkak të kombëtareve. Luftëtari ka dy ndeshje shumë të rëndësishme kur futbolli të rikthehet: Në kampionat kundër Skënderbeut dhe në Kupën e Shqipërisë përballë Partizanit, sfida e kthimit. Për këto dy sfida dhe disa tema tjera, Ahmataj tha:

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT – “Ne duhet ta shfrytëzojmë mirë këtë periudhë. Të mbajmë ritmin lart, të përgatitemi mirë që të jemi në formë sa më optimale kundër Skënderbeut”.

KUALIFIKIMI NË KUPË – “Për mua, nuk ka kualifikim të mundshëm. Ka kualifikim ose eliminim. Futbollit nuk i dihet asnjëherë gjatë 90 minutave, e jo me gjatë 180, sidomos kundër. Ne do t’i japim rëndësinë e duhur Partizanit, por objektivi ynë kryesor është mbijetesa në Superiore”.

OBJEKTIVAT – “Ne merremi vetëm me skuadrën tonë, kemi rival vetëm veten tonë. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim sa më shumë pikë. Të gjithë futbollistët që kam në dispozicion iu kërkoj të jenë në maksimum, të stërvitem mirë, të jenë profesionist. Vetëm kështu mund të bëjnë një karrierë shumë të mirë dhe t’i marrin maksimumin futbollit”, përfundoi Ahmataj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.