Ahmataj: Kur erdha te Luftëtari, Kupa nuk ishte në horizont

0

Julian Ahmataj i gëzohet kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i bluzinjve përgëzoi skuadrën e tij në deklaratën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

KUALIFIKIMI – “Padiskutim që jam i kënaqur nga puna që bëjë futbollistët në stërvitje. Kishim disa vështirësi, pasi sot kishim detyra të shtrënguara. Duhet të humbnim pak nga loja sulmuese dhe të ishim korrekt në fazën difensive. Vetëm kështu do të arrinim kualifikimin”.

OBJEKTIVAT – “Kur kam ardhur në Gjirokastër, Kupa nuk ka qenë fare në horizont. Por ndeshjet vazdhuan, puna vazhdoi dhe skuadra u rrit shumë. Do të jemi në maksimum deri në fund të kampionatit. Duam vetëm ndeshjet e kampionatit, por nëse kemi kontigjentin e duhur, do të shkojmë sa më larg dhe në Kupë. Duhet parë kalendari, pasi të luash 5 ndeshje në 2 javë, nuk më duket e drejtë”.

PARTIZANI NË KAMPIONAT – “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Jam munduar që në gjithë këto ditë, të largoj mentalitetin që ndeshjet fitohen lehtë. Unë iu kam thënë lojtarëve që çdo rezultat pozitiv merret me sakfrifica dhe me punë. Padiskutim që Partizani është drejt titullit dhe ka një diferencë të mjaftueshme me ndjekësit, çka i bën të jenë më të qetë. Ne nuk i shikojmë kundërshtarët nga renditja në tabelë, por nga pikat e dobëta. Ndeshjet e kampionatit janë ndryshe nga ato të Kupës. Do të luhet ndryshe nga të dyja skuadrat”.

ENERGJITË – “Skuadra ka lojtarë që e kanë në genetikë sulmin, sidomos lojtarët e krahut që nuk i frenon dot. Unë kam qenë gjatë gjithë kohës në këmbë duke i qetësuar, por lojtarë të veçantë kanë harxhuar energji pafund. Kjo gjë më detyroi të bëj dhe ndërrime. Në kohën time, nuk kam luajtur në një situatë të tillë që është Luftëtari sot. Kam pasur dhe unë momentet e mia kur nuk e kaloja mesin e fushës dhe ruaja enërgjinë për ndeshjen e radhës”, tha Ahmataj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.