Ahmataj: Kemi vetëm një problem, ja ç’u thashë lojtarëve

0

Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pranoi rezultatin e takimit me Tiranën, edhe pse skuadra e tij ishte në avantazh deri në minutat shtesë. “Duhet të pranojmë rezultatin e fushës. Kishim një ndeshje të vështirë, ndaj një ekipi me kualitet. Kjo bëri që të merrnin një pikë. Ka edhe goditje të tilla në futboll. Vetëm rastet e humbura më shqetësojnë, duhet të përmirësojmë finalizimin. Na duket e pabesueshme që dalim para portës aq pastër”.

“Po ta shikoni ndeshjen, goditëm aty ku mendonim se ishin pikat e dobëta të kundërshtarit. Duhet më shumë eksperiencë para portës. Largimi i lojtarëve shënues ka ndikuar. Duhet kohë që të fitojnë qetësi para portës lojtarët tanë aktualë. Kjo është çka na pengon. Skuadra po luan mirë, ka nevojë për përmirësim. Kemi bërë ato që kemi bërë gjatë javës. Dolëm para portës, por finalizimi ishte i dobët”.

“Çdo skuadër që është në disavantazh duhet të jetë e kënaqur kur barazon. Po fitoi, duhet të jetë super e lumtur. U thashë lojtarëve që ishin perfekt dhe u desh një mrekulli që të na shënonin. Ishin perfekt në mbrojtje dhe në sulm për mënyrën se si dolëm përpara”.

“Dunga është sulmuesi ynë kryesor, ka luajtur titullar tre ndeshjet e fundit. Ndihmon në të dyja fazat e lojës. Është pika e referimit dhe i liron të tjerët që shënojnë. Do realizojë edhe ai. Është i ri dhe ka nevojë për eksperiencë. Këto ndeshje e ndihmojnë të ngrihet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.