Ahmataj i shqetësuar, sot mungon Plaku

Trajneri i Kamzës beson te mbijetesa, klubi vendos premio për fitoren e sotme

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, është në hall para ndeshjes së sotme kundër Luftëtarit. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Sebino Plaku, ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe sot ka shumë pak shanse që të zbresë në fushë. Frika është për ndonjë dëmtim më serioz, ndaj në sulm do të besohet te Fili e Raçiç, ose vetëm njëri prej tyre, për të përforcuar mesfushën. Ndërkaq, klubi kamzali ka rigjetur besim dhe gjithashtu ka hapur thesin pas barazimit në Durrës, duke dhënë pagat dhe premio, por ndërkohë ka vendosur edhe një premio goxha të madhe për një fitore sot, plot 20 mijë euro.

AHMATAJ – Tekniku Ahmataj e vlerëson shumë kundërshtarin, pasi ndeshjet përballë një prej ekipeve më të mirë të kampionatit shqiptar. Ndeshja e radhës na vë përballë Luftëtarin, një skuadër që luan futboll të mirë dhe Lika është një trajner me shumë eksperiencë, një ndër trajnerët më të mirë në kampionatin shqiptar dhe kjo na e vështirëson më shumë ndeshjen por ne duhet të marrim 3 pikëshin e radhës, – e nis diskutimin e tij, Julian Ahmataj, duke vlerësuar ekipin kundërshtar, por dhe trajnerin Hasan Lika. Numri një i stolit të Kamzës nuk i bën përshtypje mungesa e Kristal Abazajt, pasi mendon se skuadra gjirokastrite nuk bazohet vetëm te një futbollist. Kur një skuadre i mungon një lojtar është plus për kundërshtarin, por edhe ne kemi mungesa kështu që jemi në balancë. Atyre u mungon Abazaj, por edhe ne kemi mungesa të rëndësishme. Numri një i stolit beson se skuadra e tij do të arrijë mbijetesën: “Që në ditën që erdha te Kamza e mendoja mbijetesën dhe them se me të gjitha mundësitë që kemi, do ta përballojmë me futboll të mirë këtë fazë të kampionatit.

Formacioni i mundshëm i Kamzës

Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Fukui, Fili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *