Ahmataj: E vështirë me Partizanin, Luftëtari ka vetëm një objektiv

0

Skuadra e Luftëtarit po tregon stabilitet në rezultatet që po arrin në Kategorinë Superiore, por edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Duke qenë se e ka fituar takimin e parë me Partizanin, mendohej se Luftëtari e ka objektiv edhe Kupën.

Trajneri Julian Ahmataj nuk kërkon të nxitohet, sepse sipas tij mbijetesa në Kategorinë Superiore është objektivi final deri në mbyllje të këtij sezoni. Për SportEkspres.com ai thekson se takimi i kthimit me Partizanin do të jetë i vështirë, edhe pse Luftëtari e fitoi minimalisht takimin e parë 2-1.

“Nesër presim një Partizan të vështirë, edhe pse e kemi fituar takimin e parë. Kjo nuk do të thotë se jemi dorëzuar në Kupë, sepse jemi të vetëdijshëm që na duhet sakrificë për ta kaluar këtë tur. Nuk është mbyllur asgjë për kualifikimin”, u shpreh Ahmataj për sfidën me të kuqtë dhe më pas kalon te kampionatit.

“E kemi bërë një shkëputje të vogël, por ende nuk jemi të qetë. Për ne janë edhe 11 beteja të mbetura dhe këtu janë përqendruar të gjitha bateritë tona, në mënyrë  që Luftëtari ta kalojë situatën për mbijetesë. Jemi të bindur se do ta arrijmë, sepse kemi një skuadër që meriton më shumë në renditjen e këtij sezoni”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.