Ahmataj: Asnjë llogari, përndryshe dështojmë

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, ka shijuar fitoren e parë në stolin e ekipit të tij të ri, pas debutimit me humbje në Korçë. Renditja përmirësohet, sepse humbi Vllaznia, por Ahmataj tregohet i matur.

“Duhet të jemi të sinqertë se kemi luajtur dy ndeshje të kundërta në Korçë dhe ndaj Lushnjes. Me Skënderbeun nuk ke nevojë t’i motivosh, ndërsa me Lushnjen motivimi është me doza të pakta. Këto janë ndeshje për stafin dhe drejtuesit. U munduam ta motivoj skuadrën. Jam i kënaqur nga impenjimi i skuadrës, por paniku që krijohet në pësimin e golave është shqetësim shumë i madh që duhet të punojmë për ta larguar.

“Trajneri ka për detyrë ta drejtojë skuadrën dhe ta bindë për të luajtur si në prapavijë dhe në sulm. Duke u impenjuar maksimalisht, ndërsa më pas rezultatet i takojnë fushës. Ne duhet të punojmë shumë çdo ditë.

“Unë nuk kam bërë llogari, sepse në futboll llogaritë nuk dalin. Kush bën llogari në futboll, gabon. Duhet të mendosh ndeshje pas ndeshje, vetëm kështu ecet para.

“Unë kam ardhur këtu me presidentin Qarri, që vjen çdo ditë në stërvitje, ndërsa Kryetarin nuk e kam takuar dhe nuk e di se çfarë raportesh kanë bashkë. Çdo ndeshje ka 3 pikë. Në ndeshje direkte mund të stoposh kundërshtarin. Duhet të mbledhësh sa më shumë pikë.

“Pa diskutim nuk më kënaqin as humbjet e Vllaznisë dhe as të Teutës. Unë gëzohem vetëm për sukseset e skuadrës time. Nuk i uroj fatkeqësi asnjë skuadre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *